Katër doganierë të pikës kufitare të Qafë Botës kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, e cila i akuzon se kanë lejuar kalimin e një kamioni me mallra kontrabandë. Bashkë me ta, është arrestuar edhe tregtari i cili dyshohet se ka kryer aktivitetin e paligjshëm.