Vjedhja e postës/ Policia godet grupin kriminal, pesë persona të ndaluar
07/11/2019 18:51

Policia ka zbardhur vjedhjen e filialit të postës në Krujë, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor, si dhe ka bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e personave të përfshirë. Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç. Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë. Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve. 1.Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi. 2Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar. Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF. Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë kriminale. Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07 23:03
Top Channel/ Pas rezistencës së banorëve, IKMT prish banesën në Theth
14/07 22:28
Top News – Mbi 100 ndërtime. Bilanci i aksionit të shembjeve në Theth prek 40 biznese
14/07 22:26
Top News – Trafiku në Tiranë. Nis puna për evidentimin e pikave ‘të nxehta’
14/07 22:15
Top Channel/ Degradon përplasja në Theth! Banorët futen në banesë, s’lejojnë prishjen
14/07 21:57
Top Channel/ “Liridona tradhtoi”! Naim Murseli shpërthen në gjyq, përballje me vëllain e të ndjerës
14/07 21:48
Top Channel/ Tensionohet situata, përplasje mes banorëve dhe policëve në Theth
14/07 21:45
Top News – Mbyllja e TikTok nuk uli dhunën. Raporti, rastet u rritën në katër muajt e parë të 2025
14/07 20:45
Top News – Bankers pasuroi të huajt. Drejtorët që erdhën me xhepa bosh dhe ikën milionerë
14/07 19:34
Top News – U shemben 70 biznese. Mbyllet aksioni i IKMT në Parkun e Thethit
14/07 18:48
Top News- Sekuestrohet Lamborghini në Fier, mjeti luksoz i mdoifikuar, dyshohet se u fut nga Dubai
14/07 16:54
Top News – Të rinjtë testohen për në Albpetrol. Balluku: Jemi përballur me mungesë inxhinierësh
14/07 16:53
Top Channel/“Verë e Portokalle” në Tiranë!Spektakli i aktorëve të “Portokalli” në sheshin Skënderbej
14/07 15:51
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top Channel/ Zaçaj: Vendimet e Kushtetueses, për t’u zbatuar. Spiropali: Duhet të jenë më të qarta
14/07 15:47
Top Channel/ Hagë, Apeli e ul në 13 vjet burg dënimin e Pjetër Shalës!
14/07 15:46
Top Channel/Vrasja e Liridonës,vëllai në Gjykatë:“Naimin e gjetëm shtrirë, kishte porositur ushqim”!
14/07 15:46
Top News – Ballanca: Asnjë ankesë nga Thethi. Avokati i popullit, për shembjen e ndërtimeve la leje
14/07 15:43
Top Channel/ Berisha: Dëmshpërblime në Theth. Shembjet për të mbuluar farsën e 11 Majit
14/07 15:29
Top Channel/ Avokati i Popullit pret popullin: Për Thethin nuk ka ende ankesë nga qytetarët
14/07 15:26