Top Channel/ Shembet ndërtesa e fundit në Theth/ Tension mes banorëve dhe autoriteteve
14/07/2025 23:03

Në Theth është shembur ndërtesa e fundit e parashikuar në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në parkun kombëtar. Aksioni, i udhëhequr nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijoi edhe gjatë mbrëmjes së të hënës, ku nuk mungoi tensioni mes autoriteteve dhe banorëve vendas. Ndërhyrja e IKMT-së hasi në rezistencë nga ana e banorëve, të cilët kërkuan pezullimin e veprimeve deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata. Sipas tyre, çështja është ende në proces shqyrtimi dhe vendimi pritet brenda 5 ditësh. Gjatë operacionit, forcat e policisë siguruan perimetrin e objektit, ndërsa familjarët hynë brenda godinës, duke penguar për disa orë vijimin e shembjes. Pas ndërhyrjes së policisë, banorët u nxorën jashtë dhe fadromat vijuan punën deri në prishjen e plotë të ndërtesës. Kjo është ndërhyrja e fundit në një seri shembjesh që kanë nisur një javë më parë, ku rreth 100 ndërtime pa leje janë shkatërruar brenda kufijve të parkut kombëtar të Thethit. Aksioni është mbështetur nga forca të shumta policore për të garantuar mbarëvajtjen e operacionit dhe shmangien e përplasjeve. Autoritetet kanë bërë me dije se pas ndërhyrjes së fundit, do të vijojnë për disa ditë me pastrimin e mbetjeve të ndërtimeve, përpara se të tërhiqen nga territori i mbrojtur.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11