Vijojnë protestat në Hong Kong, thirrje për autonomi
02/11/2019 15:49

Policia në Hong Kong ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një manifestim të mijëra protestuesve anti qeveritarë të shtunën, shumë prej tyre të veshur me të zeza dhe me maska. Kjo ishte një përgjigje e shpejtë ndaj një tubimi që konsiderohej si një thirrje emergjence për autonomi të ish-kolonisë britanike, të cilës i ishin premtuar liritë e saj kur iu kthye Kinës në 1997. Manifestuesit protestojnë prej pesë muajsh radhazi, duke shprehur pakënaqësi për sistemin politik dhe ligjor të Hong Kongut. Aktivistët kishin goditur forcat policore me bombola gazi, si dhe kishin dëmtuar ndërtesat qeveritare dhe shumë biznese. Disa herë protestat janë përfshirë nga dhuna, të cilat kanë nisur si shenjë pakënaqësie ndaj një projektligji për ekstradim të të dyshuarve në Kinë. Projektligji në fjalë është pezulluar, mirëpo kërkesat e protestuesve ndërkohë janë zgjeruar, duke bërë thirrje për zgjedhje të drejtpërdrejta dhe llogaridhënie më të madhe nga policia. Kina ka mohuar akuzat se ka kufizuar të drejtat e këtij territori nga viti 1997 dhe ka fajësuar kombet e huaja, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për nxitje të pakënaqësive.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37