Situatë e tensionuar paraqitet në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, aty ku autoritetet kanë ndaluar ekipin dhe tifozët serbë të Crvena Zvezdës. Një numër i madh personash ndodhen pranë pikës kufitare, po ashtu edhe trupa policorë që po përpiqen të mbajnë në kontroll situatën.