Heroi i kësaj të diele në kryeqytet është një punonjës i Policisë Bashkiake. Një qytetar me aftësi të kufizuara ka kërkuar ndihmë për të kaluar rrugën në semaforin pranë zonës së njohur si Tajvani. I menjëhershëm ka qenë dhe përgjigja e një prej efektivëve të patrullës së Policisë Bashkiake me shërbim në atë zonë, i cili është treguar i gatshëm për të ndihmuar zotërinë duke e kaluar të sigurt kryqëzimin.