Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur përkthimi në anglisht i ligjit të “vetting”-ut. Ky është një proces që ndodh me çdo material, që kjo gjykatë e dërgon për opinion në Komisionin e Venecias. Por ndryshe nga çështjet e tjera, për “vetting”-un po kërkohet një përshpejtim, me qëllim që - siç thonë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, - Reforma në Drejtësi të mos ketë vonesa dhe të nisë nga zbatimi.