Veliaj takon homologët e Podgoricës dhe Shkupit, Vukoviç-Shilegov: Tirana qytet i mrekullueshëm evropian
26/10/2019 15:19

Tirana, Podgorica dhe Shkupi hapin një faqe të re bashkëpunimi mes tyre, çka do të përkthehet shumë shpejt në projekte konkrete. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kreun e Komunës së Podgoricës, Ivan Vukoviç dhe kryetarin e Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, të cilët vizituan Tiranën në kuadër të punimeve të Forumit “17 + 1”, një takim mes kryebashkiakëve të kryeqyteteve të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore. Veliaj dhe dy homologët e tij nga rajoni diskutuan rreth nismave të përbashkëta në fushën e investimeve, transportit, financave, arsimit, kulturës dhe shkëmbimit të eksperiencave. Teksa përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për punën e bërë, kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviç e cilësoi Tiranën një qytet të mrekullueshëm. “Jemi shumë të lumtur që jemi në një qytet dhe vend miqësor. E dimë që qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer politike dhe ekonomike, jemi aleatë në NATO, dhe kjo është diçka që duam ta shtrijmë edhe në marrëdhëniet midis dy kryeqyteteve. Me punën e shkëlqyer që z. Veliaj po bën në Tiranë dhe që është një burim frymëzimi, po shohim mundësitë për ndarjen e ideve. Jam shumë i gëzuar që ndodhem në këtë qytet të mrekullueshëm, që është në ndryshim të vazhdueshëm. Sa herë që kthehem, shoh diçka krejtësisht të re, të ndryshme, ndaj përgëzime për ekipin e Tiranës”, tha Vukoviç. Kryebashkiaku Veliaj tha se dy qytetet kanë më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë, prandaj ka ardhur koha që ky raport special që ekziston mes qeverisë malazeze dhe asaj shqiptare, të jetë edhe në nivel lokal. “Mezi pres që të hapim një faqe të re bashkëpunimi me Podgoricën. Shumë shpejt do të kthehem në Podgoricë, jo vetëm për të kthyer vizitën, por edhe për të parë konkretisht sesi mund të punojnë skuadrat tona. Mes dy qeverive kemi një raport special, ka ardhur koha që edhe në nivelin e qeverisë lokale të pasqyrojmë të njëjtin bashkëpunim. Mezi pres që të përveshim mëngët dhe të fillojmë punën për suksesin tonë të përbashkët”, u shpreh Veliaj. Ndërsa, kryebashkiaku i Shkupit, Petre Shilegov, vlerësoi Tiranën për organizimin e Forumit “17+1” dhe shtoi se falë punës për përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre, Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. “Ishte kënaqësi të rivizitoja Tiranën edhe njëherë brenda këtij viti. Takimi që patëm, konfirmon se qyteti i Tiranës, qyteti i Shkupit, një qytet “simotër”, me kryebashkiakë që e kuptojnë njëri-tjetrin e që ndajnë eksperienca në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Shkupit, me bashkëpunimin midis administratave tona, besoj fuqishëm se pak nga pak, po kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Po shohim se Tirana dhe Shkupi po bëhen kryeqytete si ato të vendeve që janë anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian”, nënvizoi Shilegov. Nga ana e tij, Veliaj tha se pavarësisht sfidave që kanë dy vendet, Tirana dhe Shkupi janë qytete të mundësive. “Mezi pres që t’i barazojmë agjendat dhe të fillojmë edhe një garë të shëndetshme se kush i bën pak më shpejt mbjelljet e pemëve, ose transformimet urbane. Jemi në një situatë ku të dyja shtetet kanë sfida, si për integrimin europian, si për anëtarësinë tonë në NATO, por mbi të gjitha, për menaxhimin e qyteteve. Aty jetojnë njerëzit, aty ndjejnë dorën dhe fuqinë e shtetit. Unë dhe Petri jemi super të angazhuar që për komunitetet tona, qofshin këto të etnive të ndryshme, të besimeve të ndryshme, Tirana dhe Shkupi të jenë qytete të mundësive”, përfundoi Veliaj.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48