Veliaj në Vorë: Bizneset e dëmtuara nga tërmeti, do marrin hapësira të reja shërbimesh
22/03/2021 12:42

Të gjitha bizneset që ushtronin aktivitetin në katet e para të pallateve të dëmtuara nga tërmeti, do marrin të njëjtat hapësira edhe në pallatet e reja që po rindërtohen. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të disa bizneseve në Vorë, të cilat shumë shpejt do të bëhen pjesë e Zonës së Lirë Ekonomike, që Bashkia e Tiranës po krijon në zonën e Kasharit, sidomos për sektorin e automotiveve. Veliaj tha se propozimi për bizneset do i shkojë qeverisë në emër të Shoqatës së Bashkive. “Kemi të njëjtën situatë në Kombinat, ku shumica e kateve të para të ndërtesave të vjetra janë përshtatur si mjedise për shërbime dhe biznes. Propozimi ynë është: kush ka qenë biznes me numër NIPT-i, të trajtohet me hapësira të reja për shërbime. Ne do ta propozojmë si Shoqatë e Bashkive për të gjtiha bashkitë e prekura nga tërmeti. Nuk është një zgjidhje vetëm për Vorën, por vlen edhe për Kombinatin, Kinostudion, për Shijakun, Rrogozhinën, Thumanën, Krujën dhe Laçin,” tha kryebashkiaku. Ndërsa, për bizneset që preken nga rindërtimi, Veliaj tha se shkëmbimi do të jetë për metër katror. “Për ata që nuk u prekën nga tërmeti, por janë në gjurmët e ndërtesave të reja që po ndërtohen, do të veprojmë siç po bëjmë në Kombinat dhe “5 Maji”: shkëmbim për çdo metër katror. Pra, në vend që të bëjmë shpronësim, ne bëjmë shkëmbim. Nuk ka rëndësi nëse mjediset janë të legalizuara apo me hipotekë, por për sa kohë që je fakt aty, ne do të bëjmë shkëmbimin për metër katror. Sepse nëse je duke ndërtuar një lagje të re, por aty do lejosh çibanët e vjetër, praktikisht ia ul vlerën e pronës së re që po ndërtohet,” shpjegoi Veliaj.

Top Channel/ Protestuesit urojnë Ramën me tortë betoni, bashkohet edhe diaspora
04/07 23:26
Top Channel/ “Jeni shumë, sheshi është i juaji, bëni çfarë doni”, nis marshimi, rrethohet Kryeministria
04/07 23:17
Top Channel/ “Lironi çunat”, sopranoja këndon në protestë: Edi Rama, SPAK you
04/07 22:40
Top Channel/ “Lironi çunat”, protestuesit marshojnë rreth Kryeministrisë
04/07 22:38
Top Channel/ “Ky është një kostum burgu”, studenti i sjellë ‘dhuratë’ Ramës: Miell Korçe për…
04/07 22:27
Top News – 35 ditë në protestë. Tubimi i mbushur me qytetarë dhe…simbolikë
04/07 22:12
Top Channel/ Denoncimi: Dhunohet protestuesi me epilepsi në komisariat! E mohon ministri
04/07 21:55
Top Channel/ Diaspora ‘zbarkon’ në shesh, plasin fishekzjarrët në bulevard
04/07 21:49
Top Channel/ Ditëlindja e Ramës, protestuesit sjellin tortën prej ‘betoni’ poshtë zyrës së tij
04/07 21:41
Top Channel/ “Ne jemi qelizat e kësaj gjëje të madhe që…”, protestuesja pikturon flamingon
04/07 21:32
Top Channel/ “Rama ra te gropa”, protestuesit ia nisin këngës poshtë Kryeministrisë
04/07 21:31
Top Channel/ “Rama ra te gropa”, protestuesit ia nisin këngës poshtë Kryeministrisë
04/07 21:30
Top Channel/ Shpaloset flamuri gjigant te Piramida, studentët: Ju erdhi fundi
04/07 21:28
Top Channel/ Nuk duhet ta tradhtojmë vendin”,protestuesit ndriçojnë bulevardin me blicat e telefonit
04/07 21:28
Top Channel/ Diaspora derdhet në shesh: Rama në burg, merr edhe Berishën me vete
04/07 21:22
Top Channel/ “Diktatori i fundit”, protesta para Kryeministrisë: Studentët kanë problem me…
04/07 21:22
Top Channel/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit ‘shkatërrojnë’ bustin e Ramës
04/07 21:00
Top Channel/ “Shumë urime për ty, asnjëri s’të do ty”, fëmija i ‘këndon’ këngën e ditëlindjes Ramës
04/07 20:53
Top Channel/ “Berisha ishte kumbari im, por ai…” protestuesja grish fiton me demokratin
04/07 20:52
Top Channel/ “Berisha ishte kumbari im, por ai…” protestuesja grish fiton me demokratin
04/07 20:51