Përveç 62 palestrave, shkollave të Tiranës do u shtohen edhe 38 të tjera, të gjitha për të fëmijët dhe të rinjtë që duan të merren me sport. Teksa mori pjesë në një ndeshje futbolli mes fëmijëve të vegjël, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë aktivitetit “Dita Kombëtare e Sportit në Katar”, tha se palestrat do të shërbejnë jo vetëm për nxënësit e shkollave, por edhe pas mësimit për kurse sportive, futboll, volejboll, basketboll e aktivitete të tjera.