Pezana Rexha, prej 3 vjetësh është vegjetariane. Refuzimi për të konsumuar mishin e nënproduket e tij ka nisur shumë më herët: “Vendosa të mos ha më mish kur prindërit therën pulën që kishin marrë për Vit të Ri. Kisha 3 javë që e rrisja dhe u tmerrova kur pashë se si u kthye në ushqim për familjen. Isha 14 vjeç atëherë.”