U rindërtua nga këngëtarja Rita Ora, 6 anëtarët e familjes Sala hyjnë në shtëpinë e re
16/01/2020 13:51

Nëntori i kaluar do të duhej të ishte muaji festiv, që bashkon çdo vit shqiptarët për festat kombëtare, por tërmeti i 26 nëntorit i bëri të gjithë bashkë në ndihmë të njëri-tjetrit. Ato ditë të vështira, shumë prej emrave të njohur iu përgjigjën menjëherë thirrjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të adoptuar një banesë të dëmtuar rëndë nga tërmeti apo duke dhuruar ndihma për familjet në nevojë. E njëra prej tyre ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila vendosi të rindërtonte nga e para shtëpinë e familjes Sala në fshatin Pinar. Sot 6 anëtarët e kësaj familjeje kanë hyrë në shtëpinë e tyre të re, çelësat e së cilës ua dorëzoi kryebashkiaku Veliaj dhe kushërira e Rita Orës, Amantia. “Këto ditë kemi qenë me kryeministrin për hapjen e shtëpive të reja që u rindërtuan pas tërmetit, por nuk i bën dot shteti gjithçka. Edhe në Angli, edhe në Amerikë shteti bën aq sa ka takat, por ama secili bën diçka shtesë. Vetëm ideja që Rita ka njëqind koncerte e gjëra, por i vajti mendja dhe tha: Nuk i bëj dot të gjitha, por një shtëpi do ta bëj, një njeri do ta ndihmojmë”, tha ai, duke kujtuar bisedën që pati me këngëtaren shqiptare ditët e para pas tërmetit. Familja Sala falenderuan kryebashkiakun Veliaj dhe këngëtaren Rita Ora për shtëpinë e re. E emocionuar, Edlira Sala tha se nuk kishte mundur që të sistemonte fëmijët e saj në një banesë të tillë. “S’e kisha menduar ndonjëherë në jetën time që një këngëtare do vinte të më bënte shtëpinë këtu. E falenderoj shumë madje, që e bëri këtë për familjen time. Unë kam mbi 20 vite martesë, nuk arrita të bëj diçka”, u shpreh ajo.

Top Channel/ Valbonë, shemben ndërtimet pa leje në zonën turistike
12/09 22:50
Top News – Shqipëria abstenon në OKB. Votimi për zgjidhjen me dy shtete Izrael-Palestinë
12/09 21:31
Top Channel/ Të rihapen hetimet, kërkesa e familjarëve të ish-gjyqtarit që u eliminua në Vlorë
12/09 19:53
Top Channel/ IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh pa leje
12/09 19:10
Top News- “Jam rritur jetim”, masakra e Urës Vajgruore, përballja e parë mes palëve në gjyq
12/09 17:58
Top Channel/ Covid po përhapet në shkolla, më shumë raste në Tiranë dhe Durrës
12/09 15:29
Top Channel/ “Për shqiptarët”, rikthehet në ekranin e TCH programi i emocioneve të forta
12/09 15:28
Top Channel/ Humbi jetën nga shtylla e dëmtuar, video e incidentit që i mori jetën 42-vjeçarit
12/09 15:27
Top Channel/ Pesticidet “helmojnë” fermerët! Prodhuesit po dëmtohen nga abuzuesit
12/09 15:18
Top News- ‘Diella, palaçollëk kushtetues’ / Bardhi-Ushtar Begaj shkeli Kushtetutën
12/09 15:00
Top News- Grupi i kanabisit në gjykim, kalon dosja e të akuzuarve për drogën që u gjet në sera
12/09 14:43
Top News- ‘Diella’ pushton mediat ndërkombëtare/ Jehonë ministres së parë robotike në botë
12/09 14:39
Top News- Rama merr mandatin për qeverinë, Begaj i hap rrugë dhe mandatimit të ministres robotike
12/09 14:11
Top News- Deputetët e rinj me premtime, emocione në ditën e parë të Legjislaturës së XI
12/09 14:10
Top News- Lirimi i hapësirave publike në Vlorë/ Bashkia ndërhyn edhe në bulevardin ‘Ismail Qemali’
12/09 14:00
Top News- Rama tek Begaj në Presidencë, pamjet nga takimi, merr dekretimin e qeverisë
12/09 13:22
Top News- Bardhi, Noka e Balliu “sfidojnë” gardistët, vijon strategjia e bllokimit në Kuvend
12/09 12:37
Top News- PD homazhe për Azem Hajdarin/ Berisha- Shqipëria sot e zhytur në diktaturën e drogës
12/09 12:28
Top Channel/ Arsimi profesional në Korçë, për herë të parë niveli 5 i kualifikimit profesional
12/09 12:27
Top Channel/ Rriten kërkesat për arsimin e lartë në Vlorë, 10% më shumë regjistrime
12/09 12:24