Tusk zgjedhet kryetar i Partisë Popullore Evropiane, kritikon autokratët
21/11/2019 18:17

Donald Tusk, presidenti i ri i partisë më të madhe në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar kundër zgjedhjes së “popullistëve politikë, manipuluesve dhe autokratëve” në role udhëheqëse brenda aleancës. Tusk, president në shkuarje i Këshillit Evropian i ka thënë partisë së qendrës së djathtë, Partia Popullore Evropiane, në një Kongres të mbajtur në Zagreb se ky grup duhet të përkushtohet për të luftuar “popullizmin e papërgjegjshëm”. Partia Popullore Evropiane është themeluar më 1976, dhe e quan veten aleancë të qendrës së djathtë, në të cilën përfshihen 84 parti dhe partnerë në 42 shtete, si dhe funksionon mbi parimin e “përkushtimit për një Evropë të fortë të bazuar në modelin federal që shtrihet në parimin e decentralizimit”. Ky parim përfshihet edhe në ligjet evropiane, që nënkupton se çështjet politike dhe ato shoqërore duhet të trajtohen në nivelin më lokal të mundshëm. Pasi është zgjedhur lider i ri, Tusk i ka thënë Kongresit se “në asnjë situatë ne nuk guxojmë që fushën e sigurisë dhe rregullit ta dorëzojmë te popullistët politikë, manipulatorët dhe autokratët”. “Ne nuk do të sakrifikojmë vlerat tona si liritë civile, sundimin e ligjit dhe jetën publike sepse nuk kemi nevojë. Kushdo që nuk mund ta pranojë këtë gjë, në fakt është duke vendosur veten jashtë familjes”, ka thënë ai. Tusk nuk ka përmendur liderët me emra, mirëpo kryeministri i Hungarisë, ka bërë thirrje si lider i të djathtës ekstreme për një lëvizje populliste kundër migrimit në gjithë kontinentin, sidomos në Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Partia Popullore Evropiane ka pezulluar anëtarësinë e Partisë Fidesz të Orbanit nga aleanca pasi Orbani ka udhëhequr një fushatë të ashpër kundër Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Ende nuk është bërë e qartë nëse kjo aleancë do ta dëbojë partinë Fidesz./ Evropa e Lirë

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37