Turqia do të kthejë militantët gjermanë të IS-it
04/11/2019 17:45

Turqia nuk është “hotel” për anëtarë të IS-it, organizatës terroriste, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, bëhet e ditur në Ankara. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kritikon shtetet europiane. Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas të dhënave të Fahrettin Altun, ushtria turke që nga fillimi i ofensivës në Sirinë e Veriut para një muaji ka kapur katër anëtarë gjermanë të IS-it. 16 të tjerë qytetarë gjermanë janë në qendrat e dëbimit për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste të IS. “Ne kemi nevojë për bashkëpunim të plotë dhe partneritet aktiv të aleatëve tanë në luftë kundër terrorizmit”, tha Altun në Stamboll, në bisedë me disa media gjermane. “E papranueshme” Që në fundjavë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kishte deklaruar, se “nuk jemi hotel për askënd”. Në të njëjtën kohë ai kritikoi, që disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”. Vende si Britania e Madhe apo Holanda, vende nga të cilat vijnë disa të burgosur prej ofensivës turke në Sirinë veriore duan t’ia bëjnë të lehtë vetes, tha Soylu. Ofensiva e Turqisë në tetor, që ndërkohë u ndal për shkak të një armëpushimi, drejtohet së pari kundër milicëve kurdë të YPG-së. Qeveria në Ankara shikon tek ajo, një degë siriane të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK dhe e lufton si organizatë terroriste. Edhe organizata “Forcat Demokratike të Sirisë”, SDF e dominuar nga kurdët ka kapur një numër milicësh të huaj të IS-it të ardhur nga vendet europiane. Mjaft shtete europiane e kanë refuzuar ripranimin e tyre./DW

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37