Trupat turke dhe ruse fillojnë patrullim të përbashkët
01/11/2019 19:07

Trupat turke dhe ruse nisën të premten patrullimin e parë të përbashkët në verilindje të Sirisë. Ky hap është në përputhje me një marrëveshje që kanë arritur Ankaraja dhe Moska javën e kaluar, e cila po ashtu ka ndërprerë ofensivën e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë të Sirisë. Patrullimet e përbashkëta “me njësi tokësore dhe ajrore” janë duke u zhvilluar në lindje të qytetit kufitar sirian, al-Darbasijah, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në një postim në Twitter. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i konfirmoi patrullimet, duke thënë se ato do të zhvillohen “në një sipërfaqe prej më shumë se 110 kilometrash”. Turqia ka nisur një ofensivë kundër forcave kurde më 9 tetor, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar për tërheqjen e pjesës më të madhe të trupave amerikane nga pjesa verilindore e Sirisë. Më 22 tetor, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë rënë dakord për të ndarë kontrollin në zonat kufitare në verilindje të Sirisë, duke iu dhënë milicive kurde 150 orë kohë për t’u larguar. Me marrëvshjen Erdogan-Putin, Turqia do të ruajë kontrollin e zonës që ka marrë gjatë ofensivës. Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si “terroriste” dhe i do larg kufirit të saj. Sipas Turqisë, këto milici – edhe pse kanë qenë aleate të Shteteve të Bashkuara në luftën kundër grupit militant Shteti Islamik – janë pjesë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, një organizatë e shpallur terroriste, e cila ka luftuar për autonominë e kurdëve brenda Turqisë me dekada të tëra.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37