Trump: SHBA dhe Kina shumë afër arritjes së marrëveshjes tregtare
13/12/2019 20:24

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të enjten se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. “Jemi afër një marëveshjeje shumë të madhe me Kinën. Ata e duan atë ashtu sikurse ne”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social, Twitter. Gjatë një takimi të zakonshëm në Pekin, zëdhënësi i ministrisë së Tregtisë së Kinës u ka thënë gazetarëve se “të dyja ekipet janë duke komunikuar në çështje ekonomike dhe ato të tregtisë”. Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin tarifa në produktet kineze në vlerë të 160 miliardë dollarëve nga 15 dhjetori. Edhe Kina në anën tjetër pritet të nisë së zbatuari sanksione në mallrat amerikane nga kjo datë, me mundësi të rritjes së tarifave në produkte të caktuara. Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka shqetësuar shumë liderët botërorë dhe bizneset, që kanë përmendur mundësitë e ndikimit të këtyre mosmarrëveshjeve në tregun global. Presidenti amerikan, Donald Trump pati arsyetuar vendosjen e tarifave në mallrat kineze me, siç ka thënë ai, praktikat e padrejta tregtare të këtij shteti ndaj SHBA-së./REL

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37