Trump paralajmëron Rusinë kundër ndërhyrjes në zgjedhje
11/12/2019 17:23

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov kundër çdo “përpjekjeje për të ndërhyrë” në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe “i ka bërë thirrje Moskës të zgjidhe konfliktin me Ukrainën”. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, dhënë pas takimit mes dy zyrtarëve në Uashington, thuhet se presidenti amerikan nënvizoi faktin që mbështet “kontrollin efikas të armëve në botë”, duke përfshirë jo vetëm Rusinë, por edhe Kinën. Trump nga ana tjetër ka kërkuar mbështetjen e Rusisë në frenimin e Iranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, si dhe në sigurimin e denuklearizimit të Koresë Veriore. Vizita e Lavrovit erdhi një ditë pas bisedimeve në Paris mes të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës. Qëllimi i këtij takimi ishte t`i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar po ashtu me Lavrovin, e ndonëse pati pak shenja të një përparimi në marrëdhëniet SHBA-Rusi, Pompeo shprehu bindjen se kjo situatë do të ndryshojë. Të dy kanë diskutuar një varg çështjesh ndërkombëtare, duke përfshirë denuklearizimin e Koresë Veriore, ndryshimin e udhëheqësisë në Venezuelë si dhe ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37