Një vrasje me armë të ftohtë ka ndodhur në Durrës. Një burrë ka vrarë gruan e tij, 59 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit urban Durrës-Shkozet tek byrektoret përballë Pallatit të Sportit. Top Channel mëson se Ruzhdi Tosuni në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni.