Top Channel/ Zëri i babait shqiptar që shkundi Greqinë, Pano Ruci mbyll grevën
07/10/2025 21:57

“Greva e urisë mbaron sot” – ka deklaruar me emocion Pano Ruci, ndërsa turma shpërtheu në duartrokitje duke brohoritur: “Drejtësi! Drejtësi!”. Pas 23 ditësh grevë urie, babai shqiptar i Denis Rucit, i cili humbi jetën në tragjedinë e Tembit ku përplasja e dy trenave shkaktoi vdekjen e 57 persnave , njoftoi përfundimin e protestës së tij pasi u pranuan të gjitha kërkesat. Në vendimin e marrë nga prokuroria e Larissës, i hapet rruga zhvarrosjes të trupit të Denis Rucit dhe kryerjes së analizave toksikologjike dhe gjenetike në prani të ekspertëve të pavarur të caktuar nga familja. Në sheshin Syntagma të Athinës, përballë dhjetëra qytetarëve që e mbështetën çdo ditë, Ruci falënderoi publikisht mjekët, mbështetësit dhe të gjithë ata që qëndruan pranë tij: “Është një luftë e përbashkët, dhe do ta vazhdojmë deri në fund,” tha ai i përlotur, duke ftuar qytetarët në një tubim të ri nesër në orën 18:30 në Syntagma, “për të festuar së bashku këtë fitore.” Ndërkohë, rikthehen për hetim kallëzimet dhe dosjet e arkivuara të Tembit, që lidhen me përgjegjësi të mundshme të mjekëve ligjorë dhe ekspertëve. Burime gjyqësore sqarojnë se fillimi I analizave toksikologjike dhe gjenetike nuk nënkupton rifillim të hetimit kryesor për tragjedinë.Do të krijohet një dosje e re, bazuar tek rezultatet që do t’i dorëzohen gjykatës sapo të nisë gjyqi. Data e nisjes së gjyqit për tragjedinë e Tembit pritet të shpallet brenda pak ditësh dhe parashikohet për shkurt ose mars të vitit 2026.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16