Transporti publik nuk do të rifillojë punën as të hënën që vjen për shkak të pamundësive financiare dhe në mungesë të një marrëveshjeje me qeverinë. “Nuk do të ofrohet shërbimi nëse nuk plotësohen kërkesat. E kemi dërguar protokollin për rishikim”. Megjithatë, më parë u propozua nga institucionet shtetërore që operatorët e transportit publik te mundësonin udhëtim pa pagesë, për sa kohë nuk do të kishte faturino.