Ka përfunduar me sukses përditësimi i programimit të ri për abonentët e Digitalb Satelit, që zotërojnë dekoderin HD Kaon. Prej vitesh, tashmë Digitalb bashkëpunon me operatorin satelitor Eutelsat, lider në Europë, njëkohësisht edhe ndër tre operatorët kryesorë në botë për sigurimin e shërbimeve satelitore.