Një makinë ka shpërthyer në ecje në Gjirokastër. Ngjajra ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune, ndërsa u plagos shoferi i cili u dërgua drejt spitalit me urgjencë dhe nje person tjeter. Shpërthimi ishte i fuqishëm ndërsa mjeti sic edhe shihet pothuajse u deformua i gjithi. Si pasoje, makina doli nga rruga dhe u përplas me tradikndarëden. Ndërkohë forca të shtumta policie shkuan në vendngjarje dhe rrethuan zonën. Pronari i mjetit, rezulton të ketë një biznes në qytetin e Gjirokastrës. Ndërkohe ende nuk dihen rrethanat se çfarë e shkaktoi shpërthimin.