Festa e Pavarësisë është nderuar nëpër shtete të ndryshme të botës. Në Greqi, bashkia e Athinës vendosi që sheshi me simbolikë të madhe për mijëra emigrantë shqiptarë “Omonia” të ndriçohet kuq e zi. Ky ishte një vendim i kryetarit të Bashkisë Kostas Bakojanis në respekt të komunitetit më të madh të emigrantëve që jetojnë në Greqi.