Nga Uashingtoni do të udhëtojë drejt Tiranës, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Richard Nephew, i cili është koordinator i antikorrupsionit. Vizita e tij, që do të shtrihet edhe në Mal të Zi dhe Lituani, nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të luftuar korrupsionin në rajonin e Ballkanit, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e vazhdueshme të përbashkëta.