Pas deklaratës së kryeministrit grek Mitsotakis nga Parisi, se Greqia po hap një faqe të re duke shqyrtuar energjinë bërthamore, pati reagime të ashpra nga deputetët. Në samitin e Energjisë Bërthamore në Paris Mitsotakis theksoi mes të tjerash se Athina do të studiojë nëse reaktorët e vegjël modularë mund të kenë rol në sistemin energjetik, pa u angazhuar për ndërtimin e centraleve bërthamore.