Burime për Top News këtë të martë bënë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është shkarkuar nga posti. Ashtu sic ishte paralajmëruar, Veliu u shkarkua pas afatit 100 ditor që kishte vendosur kryeministri Edi Rama. Lajmi u konfirmua edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar Ardi Veliun për kontribtin e tij.