Top News- Thirrjet raciste antishqiptare, BDI- Nuk kthehemi në arenë urrejtjeje
04/08/2025 19:00

Edhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas imccidentit në Kumanovë ku u lëshuan thirjre antishqiptare përgjatë sfidës së bashketbollit të luajtur mes kombëtares vendase dhe Rumanisë. Partia shqiptare në opozitë, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), tha se në këtë ngjarje “u dëgjuan kore antishqiptare, thirrje raciste dhe gjuhë e pastër e urrejtjes etnike ndaj shqiptarëve”. Kjo parti e cilësoi tejet shqetësuese faktin që Qeveria dhe përfaqësuesit shtetërorë të pranishëm heshtën për këtë ngjarje. “Nuk pati as reagim institucional, as dënim moral, as distancim politik. Vetëm miratim me heshtje, që për ne është po aq i rëndë sa vetë koret”, tha BDI që kërkoi hetim urgjent për ngjarjen, sanksione ndaj organizatorëve, distancim publik nga Qeveria dhe përfshirjen e faktorit ndërkombëtar për monitorimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe, siç tha, nacionalizmit institucional. “Të gjithë duhet ta dinë: Nuk do të lejojmë kthimin e vendit në arenë të urrejtjes etnike. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste. Nuk do të heshtim as tani, as në të ardhmen”, tha BDI. Kurse sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, tha se heshtja e krerëve shtetërorë për ngjarjen në Kumanovë është “bashkëpërgjegjësi morale dhe politike”.

Top News- Dëbora dhe ngricat përfshijnë vendin, ARRSH: Të gjitha akset rrugore të hapura
29/11 14:07
Top Channel/ Përshkallëzon protesta para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë
29/11 14:05
Top News- I ftohti përfshin vendin, ngrin verilindja e juglindja, reshje bore
29/11 13:52
Top Channel/Protesta në Tiranë, me flamuj në duar, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë
29/11 13:32
Top Channel/ Flamingot rikthehen në Pogradec, pamje të veçanta në brigjet e liqenit të Ohrit
29/11 13:16
Top News – U godit në sy, MSH sqaron gjendjen e protestuesit që u plagos në protestë
29/11 12:53
Top Channel/Homazhe për 29 Nëntorin, rrëfimi i nënës që humbi të birin 26-vjeçar në krye të detyrës
29/11 12:52
Top News – Frontera Medical SPA / Standardet e mjekësisë estetike në Shqipëri
29/11 12:51
Top News- Bora zbardh të gjithë Dardhën, pamje piktoreske në juglindje të vendit
29/11 12:26
Top Channel/ Mjerimi në “Kabinat e Plazhit”/ Vlorë, 90 familje jetojnë në banesa të amortizuara
29/11 12:24
Top Channel/ Borë në Korçë dhe Librazhd/ Disa zona në juglindje përfshihen nga reshjet e borës
29/11 12:21
Top Channel/ Eksploziv në Ksamil dhe Fier/ Regjistrohen dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës
29/11 12:19
Top Channel/ Protesta, 14 të arrestuar/ 19 persona nën hetim. Një 18-vjeçar akuzohet për…
29/11 12:18
Top Channel/ Protestat ndikojnë në ekonomi/Ekspertët: Kur janë paqësore mund ta ndikojnë pozitivisht
29/11 12:15
Top Channel/ Protesta në mediat e huaja/ Shtypi ndërkombëtar i kushton vëmendje tubimit
29/11 11:59
Top Channel/ Probleme nga dëbora/ Reshje intensive në Kukës dhe Dibër, probleme në Rrugën e Kombit
29/11 11:59
Top Channel/ Sot festa e Çlirimit/ Homazhet, krerët e shtetit nderojnë të rënët në luftë
29/11 11:58
Top News- Zbardhen gjashtë vjedhje në Durrës, arrestohet hajduti 23-vjeçar që “alarmoi” bizneset
29/11 11:57
Top Channel/ Zbulohet baza e furnizimit për protestën, arrestohet një 29-vjeçare
29/11 11:43
Top Channel/ Protesta e sotme në Tiranë, nis grumbullimi i tubuesve në sheshin “Skënderbej”
29/11 11:43