Listës së vendeve që ka hequr kufizimet për udhëtarët shqiptarë i është bashkuar edhe Zvicra. Shteti zviceran e ka futur Shqipërinë në zonat me rrezik të ulët infeksioni. Nga kjo e shtunë, Aeroporti 'Nënë Tereza' bën me dije se qytetarët mund të kalojnë në kufirin zvicerian pa qenë e nevojshme të kesh një test anticovid ose të jesh i vaksinuar me një nga vaksinat e certifikuara nga EMA.