Shqiptarja e njohur me pseudonimin “Zonja e Drogës” në Itali, u dënua me tre vite e tetë muaj burg nga gjyqtarja Silvia Pansini. Krahas saj u dënuan edhe tre bashkëpunëtorët në rrjetin e trafikimit të narkotikëve: Bruno La Marca, Alessandro Barbieri dhe Rosario Abbene. Jona Mullaraj, shqiptarja me banim në Saronno, e cila njihej për mbështetjen e hapur ndaj partisë së Salvinit, Lega Nord u arrestua nga karabinierët e Desio në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar pasi u kap me 450 kilogramë hashash dhe marijuanë.