Pas gati dy muajsh ka përfunduar procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarret e verës në qarkun e Vlorës, ku më të prekurat rezultojnë bashkitë Delvinë dhe Finiq. Në Bashkinë e Delvinës janë djegur 16 banesa, një kishë dhe 5 automjete, ndërsa flakët kanë përpirë 1250 hektarë shkurre, 1250 hektarë kullota dhe 69,965 rrënjë ullinj. Zjarret kanë shkaktuar gjithashtu humbjen e 30 deleve, 3 mushkave, 45 hektarëve pyje dhe 622 kosheresh bletësh.