Më shumë se 40 persona, mes të cilëve 25 ushtarë, kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që shpërthyen në lindje të kryeqytetit algjerian. Kryeministri i vendit tha në televizionin shtetëror se qeveria kishte kërkuar ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar dhe se po bisedonte me partnerët për të marrë hua avionë për fikjen e zjarreve. Deri më tani, 42 viktima janë raportuar.