Nga Delvina, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa bëri thirrje për dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga zjarret që prekën ullishte, toka dhe shtëpi. Zhupa kërkoi të ngrihet një grup i përbashkët pune me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror, që të shkojë shtëpi më shtëpi për të bërë evidentimin e plotë të dëmeve.