Zjarrfikësit në Turqi nisën mëngjesin e të mërkurës luftën me flakët në në provincën veriperëndimore të Turqisë, Çanakala. Këto zjarre nisën një ditë më parë, por u përhapën për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta. Helikopterët dhe automjetet tokësore luftuan me zjarret edhe gjatë natës. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikayam tha se më shumë se 1.200 persona nga nëntë fshatra u evakuuan, ndërsa 48 persona kishin nevojë për trajtim mjekësor.