Top News – Tre orë negociata mes SHBA e Iranit / S’priten përparime të shpejta, negociatat vazhdojnë
18/02/2026 11:13

Ndërsa roja revolucionare iraniane është angazhuar në lojëra lufte me raketa, përfaqësuesit e Iranit dhe SHBA-së u takuan në gjenevë ku diskutuan për programin bërthamor të Teheranit. Sipas televizionit shtetëror iranian bisedimet indirektetë ndërmjetësuara nga Omani, zgjatën rreth tri orë. Sipas palës iraniane gjatë bisedimeve u arrit një afrim i parë diplomatik. Të dyja palët ranë dakord mbi "parime kryesore udhërrëfyese” për hapat e mëtejshëm, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchii, pas takimit. Sipas tij mbi këtë bazë mund të arrihet një marrëveshje. Njëkohësisht Aragchi i uli pritshmëritë se mund të arrihet një marrëveshje e shpejtë. Bisedimet në Gjenevë ishin "më konstruktive” sesa raundi i parë në Oman. Megjithatë kjo nuk do të thotë "se mund të arrijmë shpejt një marrëveshje”. Do të duhet kohë për të ngushtuar hendekun mes qëndrimeve të të dyja palëve – tha ai. "Shpresojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne jemi të gatshëm t'i kushtojmë kohën e nevojshme”, tha ministri iranian. Sidoqoftë për raundin e tretë të negociatave ende nuk është caktuar ndonjë datë. SHBA-ja u përfaqësua në negociata nga të dërguarit e posaçëm Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner. Presidenti Donald Trump kishte deklaruar më parë se do të ishte i përfshirë në mënyrë indirekte në këto bisedime. Ai e paralajmëroi gjithashtu qeverinë iraniane me pasoja në rast se nuk arrihet një marrëveshje. Nga qarqet e qeverisë amerikane u bë e ditur pas takimit se janë bërë përparime, por se ende mbeten shumë detaje për t'u sqaruar. Sipas një zyrtari të lartë të qeverisë së SHBA-së pala iraniane synon që brenda dy javëve të ardhshme të rikthehet me "propozime të detajuara për të sqaruar disa nga dallimet e hapura mes qëndrimeve tona”.

Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00