Top News – Anija ngrihet nga fundi i detit…I përket shekullit të 17, e zhytur nën ujë për 400 vite
17/02/2026 17:13

Një anije e mbytur e Marinës Suedeze, e shekullit të 17-të, e fundosur nën ujërat pranë Stokholmit prej 400 vjetësh, është shfaqur papritur për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të Detit Baltik. Korniza prej druri e trupit të anijes, e ruajtur mirë, ka dalë mbi sipërfaqen e ujit që nga fillimi i shkurtit, pranë ishullit Kastellholmen, duke dhënë një pamje të qartë të saj. "Kemi një anije të mbytur këtu, e cila u fundos qëllimisht nga Marina Suedeze", tha për AFP-në Jim Hansson, një arkeolog detar në Muzeun e Stokholmit. Hansson tha se ekspertët besojnë se pasi shërbeu në marinë, anija u fundos rreth vitit 1640 për t'u përdorur si themel për një urë të re për në ishullin Kastellholmen. Arkeologët ende nuk e kanë identifikuar saktësisht anijen, pasi ajo është një nga pesë anije të mbytura, të rreshtuara në të njëjtën zonë për të formuar urën, dhe që të gjitha datojnë nga fundi i shekullit të 16-të dhe fillimi i shekullit të 17-të. "Kjo është një zgjidhje, në vend që të përdornin dru të ri, menduan të përdorin vetë trupin e anijeve që është prej lisi", për të ndërtuar urën, tha Hansson. Pjesë të anijes kishin dalë tashmë në sipërfaqe edhe në vitin 2013, por kurrë më parë ajo nuk ka qenë kaq e dukshme sa tani, pasi ujërat e Detit Baltik kanë arritur nivelin e tyre më të ulët në rreth 100 vjet, sipas arkeologut. Një program kërkimor ka nisur tani për të identifikuar dhe datuar me saktësi numrin e anijeve të mbytura suedeze që ndodhen në fund të Baltikut.

Top News – Përplasen me njëri tjetrin helikopterët / Aksident në lartësi, do uleshin në Everest
03/11 15:07
Top News – Alarm i kuq në aeroportet evropiane / Kërcënime me bombë në katër avionë, masa emergjente
03/11 14:56
Top Channel/ BE “ndez” motorët për Malin e Zi? Marrëveshja e anëtarësimit në qershor 2027!
03/11 14:45
Top News – ‘Ne do ta vrasim Trumpin’ / Teherani mbushet me postera e banderola kërcënuese
03/11 14:09
Top News – Rusia, bombardime me valë…31 të vrarë në fshatin ukrainas, goditi vendstrehimin
03/11 14:03
Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00