Pranë një banese të braktisur në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec, ka rënë zjarr ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi. Vatra e zjarrit ka djegur afro 700 dengje bari ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e aktivizimit të saj. Tre zjarrëfikës janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.