Top Channel/ “Vetting” për investimet e huaja! Lëvizja e qeverisë, pas thirrjes së SHBA
25/12/2025 19:37

Nga idea e Ambasadës së SHBA e zbuluar për Top Channel që do të ofrohej ekspertizë amerikane, qeveria shqiptare po e konkretizon mekanizmin e shqyrtimit të investimeve. Investitorët e huaj në Shqipëri pritet të kalojnë në një filtër të fortë shqyrtimi, mbi të gjitha në sektorë të ndjeshëm. Këshilli i Ministrave propozon një rregullore për vlerësimin e investimeve të huaja që ndikojnë në infrastrukturën publike kritike deri te liria e medias. Në lupë planifikohet të jenë investimet nga vendet e treta që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit ose infrastrukturës dixhitale. Aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e të dhënave personale, të cilat shihen si mjete për cënimin e sigurisë kombëtare apo rendit publik të një vendi. Përballë investimeve të huaja, sektorët kritikë të medias dhe informacionit sensitiv duhet të trajtohen me kujdes të veçantë, duke siguruar kontroll kombëtar dhe monitorim të vazhdueshëm, në mënyrë që investimet të mos kthehen në burim ndikimi të dëmshëm për shoqërinë apo shtetin dhe duhet të garantohet që investimet të mos cënojnë sovranitetin informativ apo të krijojnë monopole. Përpunimi i të dhënave sensitive dhe media krijojnë rreziqe për ndikim politik, propagandë, apo rrjedhje informacioni. Investimet do të hetohen përmes ‘Komitetit Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte’, që kryesohet nga ministri përgjegjës për ekonominë por në përbërje ka edhe 6 ministri të tjera si dhe agjenci të inteligjencës apo Akshi-n. Brenda 30 ditësh ky departament merr vendim për anulimin e investimit ose pranimin e kërkesës për investim duke nisur procedurën e hetimit e të vendos kushte për vijimësinë ose bllokimin e investimit. Komiteti mund të kërkojë të dhëna shtesë nga investitori ose ta ftojë atë edhe në seancë dëgjimore. Por gjatë gjithë procesit është I detyruar të bashkëpunojë me Bashkimin Europian, duke informuar Komisionin Europian dhe pritur vërejtje apo edhe komente nga shtetet anëtare të BE-së dhe i merr në konsideratë. Në projektvendimin që është në konsultim publik deri më 5 janar specifikohet se ‘Informacioni i marrë si rezultat i procedurave të vlerësimit dhe shqyrtimit përbën informacion konfidencial’. Kur investitori i huaj paraqet deklarata ose informacione të rreme tek autoritetet kompetente do të vendoset një gjobë 50 000 euro. Por ndëshkimet rriten në rast se investimi i huaj zbatohet pavarësisht ndalimit me vendim të Komitetit, e cila mund të arrijë deri në dyfishin e vlerës së investimit.

Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15
Top Channel/ Veliaj denoncon “rrëmbimin”. Kërkon hetim. GJKKO: Nuk kemi kompetencë
03/11 15:11
Top Channel/ Reforma e vonuar, kosto 228 mln euro. KLSH: Pengohet financimi i Planit të Rritjes
03/11 15:02
Top News – Pretendimet për votimin elektronik. Celibashi: Nuk mbahet nëse PD është kundër
03/11 14:09
Top Channel/ Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, dy makina përplasen mes tyre, plagoset një pasagjer
03/11 14:01
Top News – Vizita e Toni Gogut dhe transferimi. Avokati i Veliajt: Po shqyrtojmë kallëzimin penal
03/11 13:59
Top News – Transferimi i Veliajt në Fier/ Berisha: Rama po bën gjithçka mos humbasë Tiranën
03/11 13:55
Top News – I akuzuar në dosjen e ‘SHISH’. Apeli i posaçëm zbut masën e sigurisë për kryekamarierin
03/11 13:52
Top News – Asnjë gjurmë nga grabitësi i bankës/Autori vodhi 60 mijë euro dhe u arratis me monopatinë
03/11 13:06
Top Channel/ Pamje të rralla! Flamingot rikthehen në Pogradec, qëndrojnë të qetë mbi liqen
03/11 13:05
Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, 6 persona të plagosur
03/11 12:58
Top Channel/ Pika kufitare me Greqinë mbyllet katër orë më gjatë, shërbimi nga 07:00 në 21:00
03/11 12:47
Top Channel/ Banorët të shqetësuar nga përmbytjet dhe erozioni, kërkojnë prita mbrojtëse në lumë
03/11 12:46
Top Channel/ Anijet gjermane, italiane e spanjolle në stërvitje detare e ajrore me flotën shqiptare
03/11 12:46
Top Channel/ Alarm kibernetik në Greqi/ Hakerët ndërhyjnë te frigoriferët e bizneseve
03/11 12:46
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për 17 nëntor, GJKKO thotë se nuk u njoftua për transferimin
03/11 12:25
Top Channel/ Bojkotojnë mësimin dhe i bëjnë thirrje të gjithëve të bashkohen me ta
03/11 12:24
Top Channel/ Vrau nënën, dorëzohet në polici 21-vjeçari Eduard Xhani. Akuzë për vrasje me dashje
03/11 12:14
Top Channel/ Del shifra e parave që u grabitën në arkën e një banke tek Komuna e Parisit
03/11 12:13