Ambientet e ish-Kadastrës së Durrësit janë përfshirë nga flakët këtë pasdite. Pak orë pas rënies së zjarrit, u bë e mundur fikja e flakëve nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Sipas zjarrfikësve ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik që ka shkaktuar zjarrin. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Durrësit bëri të mundur shuarjen e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.