Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07/2025 18:55

Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë pas një aksioni policor që nisi në zonën e “Myslym Shyrit” dhe përfundoi pranë shkollës Petro Nini Luarasi”. Fillimisht policia ka ndjekur një automjet në rrugën “Myslym Shyri” pasi dyshohej se kishte armë zjarri. Gjatë ndjekjes ai ka përplasur disa mjete të parkuara rrugës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa shoferi që drejtonte makinën është arrestuar. Një armë zjarri është gjetur në makinë gjatë kontrollit. Mësohet se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka lidhje me Aleksandër Sadikajn, i vrarë në autostradën Tiranë-Elbasan në 11 qershor 2022. 27-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën me të cilën po lëvizte. Viktima ishte skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë dhe hetimet për vrasjen e saj janë fokusuar në të shkuarën e tij. Disa ditë më parë një tjetër shok i Sadikajt është zhdukur pa gjurmë. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët më 25 qershor. “Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Top Channel/ “Dhuna traumatizon të miturit”. Sociologia: Shkakton ankth, stres dhe humbje të besimit
21/10 15:24
Top Channel/ Avokati i Popullit heton dhunën: 118 persona në ambiente me kapacitet për 60
21/10 15:23
Top Channel/ Protestat përfshijnë Greqinë. Studentë kërkojnë uljen e kostos së jetesës e studimeve
21/10 15:21
Top Channel/ Franca nxjerr ushtrinë në rrugë. Mobilizimi para protestave të së shtunës
21/10 15:20
Top Channel/ Fischer: Dhuna nuk sjell zgjidhje. Historiani amerikan: Korrupsioni shqetësim serioz
21/10 15:18
Top Channel/ Kuvendi rikthehet pas protestave. Territorialja në rend dite, Rama udhëton drejt Budvës
21/10 15:14
Top Channel/ Rama: Masa të ashpra për dhunën. Regjistër për protestuesit e dhunshëm
21/10 15:11
Top News- Trazirat në ditën 8, 11 të arrestuar/ Policia ndalon autorin e zjarrit në Komisariatin 3
21/10 15:11
Top Channel/ Pedagogët në protestë. Sindikata shpall bojkot. Protestuesit përmbysin karriget e Ramës
21/10 15:09
Top Channel/ Putin “i bindet” kërkesës së Trumpit: Rusia liron qytetarin amerikan Stephen Hubbard!
21/10 15:06
Top News – Rama: Një pakicë kinse pedagogësh nuk dënojnë dhunën
21/10 15:05
Top News – Rama për studentët: Paguajmë gjysmën e qirasë për ata që plotësojnë kushtet
21/10 14:27
Top News – Sejko garanton qytetarët. ‘Sistemi bankar, plotësisht funksional dhe me likuiditet’
21/10 14:14
Top Channel/ Protestat e dhunshme, Ministria e Drejtësisë merr masa, vendos dritare hekuri
21/10 14:14
Top Channel/ Në Gjirokastër nuk ka bojkot/“Eqrem Çabej” vijon mësimin, rektori:S’e njohim sindikatën
21/10 13:58
Top Channel/ ‘E shtuna ditë e rëndësishme’, Berisha: Rama mendoi se po lante duart me falangat…
21/10 13:57
Top Channel/ ‘Dita e llogarisë po vjen’, Berisha sulmon Ramën: Kërcënime vulgare, bankat janë…
21/10 13:28
Top News – Protestat studentore/ Rama: Jemi miq me Izraelin, por edhe me Katarin e Turqinë
21/10 13:23
Top News – “Ata me kapuç do t’i ndjekim këmba-këmbës”/ Rama: U bë deti kos!
21/10 13:22
Top Channel/Protesta e studentëve,pas kryeministrisë protestuesit spostohen tek Ministria e Arsimit
21/10 13:17