Gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për katër persona të dyshuar në dosjen e tjetërsimit të rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës, ndërsa për një tjetër ka zëvendësuar masën e arrestit me masa më të lehta sigurie. 1. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim A.V. 2. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim D.Sh. 3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” caktuar ndaj personit nën hetim F.B , me masat e sigurimit personal “ndalimin për të dalë jashtë shtetit”, “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” . 4. Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” të caktuar ndaj personit nën hetim A.H 5. Vijimin e zbatimit të masës të sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuar ndaj personit nën hetim A.J Vijimin e zbatimit të masës të sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” të caktuar ndaj personit nën hetim A.J