Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07/2025 19:49

Ky është shkrimi gazetës Daily Telegraph më 4 tetor 2024 me titull “1 në 50 shqiptarë në MB është në burg.” Kjo e dhënë e cila po përdoret si kalë beteje nga Nigel Farage ka marrë një përgjigje të fortë kundërshtuese nga kryeministri Edi Rama në debatin e ditëve të fundit mes tij dhe babait të Brexit. Gazetari Top Channel Muhamed Veliu raporton se Uran Ferizi ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar përmes një sërë të dhënash zyrtare te qeverisë angleze sjell një të tjera argumente të cilat tregojnë se numri shqiptarëve në shtetin ishull është shumë herë më i madh nga çka servir Nigel Farage bazuar në artikullin e Daily Telegraph. “Kjo shifër është mashtruese dhe statistikisht e gabuar. Ajo krahason dy grupe të dhënash themelisht të ndryshme. Një që përllogarit një segment shumë specifik të popullsisë shqiptare sipas regjistrimit të vitit 2021 nga Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS), dhe një tjetër që përfaqëson popullsinë e burgjeve sipas Ministrisë së Drejtësisë të Mbretërisë -së Bashkuar në vitin 2024. Në mënyrë specifike, përveç viteve të ndryshme që mbulojnë këto të dhëna, përkufizimet e “shtetësisë” ndryshojnë midis dy grupeve. Të dyja përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar në Mbretërisë e Bashkuar dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare që kanë pasaporta jo-shqiptare. Është e paqartë si trajtohen mbajtësit e dyfishtë të pasaportës (përshembull, Greqi dhe Shqipëri). Për më tepër, Ministria e Drejtësisë nuk jep ndarje sipas llojit të krimeve, duke e bërë të paqartë se sa nga këto burgosje lidhen me shkelje të emigracionit”, tha ai. Krahasime të tilla statistikore të papërpunuara thotë më tej numri një i diplomacisë shqiptare në Londër, janë në thelb mashtruese, sidomos kur krahason një komunitet emigrantësh shumë specifik me popullsinë e gjerë të MB-së, e cila ndryshon dukshëm për nga mosha, gjinia dhe përbërja socio-ekonomike. Ambasadori Ferizi tregon se përse të dhënat e Daily Telegrapoh janë të gabuara. “Vlerësimi i popullsisë i përdorur nga The Telegraph përjashton shqiptarët e natyralizuar, mbajtësit e pasaportave të dyfishta (përfshirë dhjetëra mijëra nga Greqia dhe Italia, siç tregojnë të dhënat konsullore), si dhe fëmijët e lindur në Mbretërinë e Bashkuar me origjinë shqiptare. Popullsia e raportuar e burgjeve nuk jep përkufizime të qarta mbi shtetësinë dhe nuk kontrollon faktorë kyç demografikë si mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik”, deklaron ai. Një përmbledhje e Parlamentit të MB-së në vitin 2023 sugjeroi se popullsia shqiptare në MB mund të ishte 140,000, megjithëse nuk u dha ndonjë provë mbështetëse thotë Ambasadori Uran Ferizi. “Të dhënat krahasuese nga konsullatat për komunitetet polake (1.2 milion), lituaneze (300,000) dhe rumune (1.4 milion) sugjerojnë se popullsia me origjinë shqiptare mund të jetë midis 350,000 dhe 500,000. Një kërkesë për informacion zbuloi se 17,271 nxënës në shkollat fillore në Angli kanë regjistruar gjuhën shqipe si gjuhë të parë. Modelimi krahasues me komunitete të tjera sugjeron një popullsi me origjinë shqiptare prej 200,000–250,000. Analiza e përdorimit të gjuhës shqipe në Facebook dhe Instagram, në krahasim me komunitete të tjera të Evropës Lindore, e vlerëson popullsinë shqiptare midis 170,000 dhe 330,000. Duke marrë parasysh besueshmërinë relative të të dhënave mbi lindjet, një vlerësim konservator dhe i arsyeshëm e vendos komunitetin shqiptar në MB në rreth 300,000”, u shpreh ai për Top Channel. Për raportin numër shqiptarësh në Britaninë e Madhe me numrin e shtetasve shqiptarë në burgjet angleze ambasadori Ferizi mbërrin këtë përfundim. “Në popullsinë e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar , meshkujt e moshës 18–35 përbëjnë rreth 15% të popullsisë. Në komunitetin shqiptar, kjo përqindje mund të jetë dyfish, ose më e lartë. Duke rregulluar këtë çekuilibër demografik, dhe me vlerësimin e ri të popullsisë, shkalla e burgosjes bie nga “1 në 50” në rreth “1 në 500′, tha ai. Sipas ambasadorit tonë në Londër, statistika të tilla mashtruese rrezikojnë të ushqejnë steriotipe të dëmshme, të dëmtojnë marrëdhëniet mes komuniteteve dhe të errësojnë kontributet pozitive të shumicës dërrmuese të shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë ligjërisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Top Channel/ Vlerësimi i drejtorëve në shkolla, do kalojnë në “sitë” duke plotësuar 6 standarde
06/10 19:53
Top Channel/ Debati për ushqimin në Kuvend, PD përplaset me drejtuesen e AKU
06/10 19:48
Top Channel/ Hiqet veto! Zbardhet paketa e re BE për Shqipërinë: Integrim gradual, 15 vite provë
06/10 19:35
Top Channel/ “Ne qëndruam të pamposhtur”, Berisha në Lezhë: Ne duhet të jemi krenarë
06/10 18:51
Top Channel/ Foltorja e Ripërtëritjes në Lezhë, simpatizantët e presin kreun e PD-së me brohorima
06/10 18:15
Top News – GJKKO, ‘makineri gjobash’. Dhjetëra avokatë penalizohen për bojkotin e seancave
06/10 17:02
Top Channel/ “Ju detyrohem një sqarim”, Braçe për territorialen: Reforma si nevojë mirëqeverisjeje
06/10 17:00
Top News-‘Askush nuk e merr ligjin në dorë’/ Policia e Shtetit reagon pas sulmit ndaj gazetarit Mane
06/10 16:58
Top News – Siguria ushqimore dhe integrimi. Salla dhe Gjylameti raportojnë te Komisioni i Bujqësisë
06/10 16:33
Top News – ‘Prokurori hyn në dhomë me gjyqtarin’. Pabarazia e avokatëve përballë organit të akuzës
06/10 16:30
Top News – Rregullorja e GJKKO dhe Konventa e KiE. Ratifikimi detyron gjykatën të bëjë prapakthehu
06/10 16:29
Top News – Kriminaliteti në Shkodër. Demo dhe Hita, takim me drejtuesit vendorë të policisë
06/10 16:25
Top Channel/ Anglia “i përgjigjet” Trump pas sulmit në “Fairford”: Baza ishte e sigurt
06/10 16:21
Top News – ‘Vlora Hyseni bashkëjetonte me Roni Yeffet’, Berisha: Skemë mafioze
06/10 15:31
Top News–‘Rama ngriti një piramidë mafioze’/Berisha: Abuzoi me fushën më sensitive, atë të mbrojtjes
06/10 15:31
Top News – ‘Balluku dhe Ron Yeffet gllabëruan milionë euro nga buxheti i shtetit’
06/10 15:30
Top News – Kokainë dhe kanabis në kryeqytet/ Shisnin drogë pranë shkollave, në pranga 4 të kërkuarit
06/10 15:30
Top Channel/ Bashkia e Durrësit gjuhet me vezë. Banorët e prekur nga projekti TID: Anulojeni
06/10 15:25
Top Channel/ Sot skadon afati për Presidentin. PDK, kusht LVV-së votimin e ligjit për Specialen
06/10 15:24
Top Channel/ Aksident me vdekje në punë. Panelet rrëshqasin nga kamioni dhe zënë poshtë 73-vjeçarin
06/10 15:24