Një zjarr I madh ka përfshirë gjatë orëve të mbrëmjes zonën e Manatisë dhe Barbullojës në Lezhë. Flakët të ndihmuara dhe nga era në zonë janë përhapur në një perimetër të gjerë me fera e shkurre ndërsa vijojnë të përparojnë drejt banesave. Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për të neutralizuar vatrën. ekipet zjarrfikëse po hedhin ujë por po ndërhyjnë dhe me mjete të tjera për të mos lejuar përhapjen e flakëve.