Ish-deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, Andi Përmeti, ka kritikuar lidershipin e kësaj force politike. Duke u ndalur tek përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi i PD, Përmeti tha se kjo pritej nga Lulzim Basha, ndërsa shtoi se në një far mënyre të përjashtuarit nga Basha pjesë e të cilëve është edhe ai, ndihen "të kënaqur", sepse po ndodh ajo që kishin paralajmëruar. I pyetur nëse do t'i bashkohej PD nëse do kishte një ftesë nga ish-kryeministri Berisha, Përmeti mohoi kategorikisht.