Top Channel/ “Jam skllav modern, dua azil” zbulohen metodat e qëndrimit të shqiptarëve në Angli
20/10/2025 21:26

Një hajdut shqiptar, i kërkuar në dy shtete evropiane, arriti të hynte ilegalisht në Britani dhe shmangu deportimin duke pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë modern. Lorenc Hysa, 32 vjeç, përdori proceset e zgjatura ligjore për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ndërkohë kreu një seri grabitjesh në qarkun e Kentit, ku vodhi bizhuteri dhe sende me vlerë. Rasti i tij është një shembull i ri i abuzimit me ligjin për ‘Skllavërinë Moderne’, që synon të mbrojë viktimat e trafikimit dhe shfrytëzimit, por që shpesh përdoret për të penguar deportimet e emigrantëve. Nga Dibra në Gjermani e deri në Britani Sipas dokumenteve gjyqësore, Hysa është rritur në Dibër dhe u zhvendos në Itali në vitin 2013, ku punoi për tre vite. Në vitin 2016, ai u transferua në Gjermani, ku u arrestua dhe u dënua me 3 vite e 3 muaj burg për vjedhje me forcë. Pas lirimit në maj të vitit 2020, ai u kthye në Shqipëri, përpara se të kalonte në Francë dhe më pas të hynte fshehurazi në Britani në vitin 2023, ose me një varkë të vogël, ose në pjesën e pasme të një kamioni. Në hyrje, ai përdori mbiemrin “Stefanaj” për të shmangur zbulimin e së kaluarës së tij kriminale, që përfshinte edhe vjedhje në Luksemburg dhe Gjermani. Pretendimi si “skllav modern” Hysa u ndalua dhe u vendos në një qendër paraburgimi, ku pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore, duke kërkuar azil në bazë të ligjeve për skllavërinë moderne. Ndërkohë që priste vlerësimin e çështjes, ai u lirua. Në fillim të janarit 2024, ai kreu disa vjedhje në zonat Longfield dhe Meopham të Kentit. Policia e identifikoi falë gjurmëve të gjakut të lëna në një dritare të thyer. Ai u arrestua në prill dhe u dënua me burg në Gjykatën e Kurorës në Maidstone. Ekstradimi dhe refuzimi i pretendimit Në shtator, Gjykata e Magjistraturës në Westminster refuzoi apelin e Hysës kundër ekstradimit drejt Gjermanisë, ku kërkohet për 19 vjedhje të tjera të kryera mes viteve 2016–2017. Gjyqtari Smith deklaroi se kërkesa e tij për “skllavëri moderne” ishte e pabazë, pasi hetuesit nuk gjetën prova që ai të kishte qenë viktimë e trafikimit. Ai gjithashtu hodhi poshtë edhe pretendimin për mbrojtje në bazë të nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar se bashkëshortja e tij jeton në Shqipëri. Hysa është tashmë në proces deportimi. Abuzimi me ligjin për Skllavërinë Moderne Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, ka paralajmëruar më parë për abuzimet me këtë ligj, duke theksuar se disa emigrantë pretendojnë në momentet e fundit se janë “skllevër modernë” për të vonuar depërtimin. “Ligjet janë hartuar për të mbrojtur ata që kanë vuajtur shfrytëzime të rënda, por disa njerëz po tallen me sistemin tonë dhe bujarinë e këtij vendi”, tha ajo. Statistikat tregojnë se 13% e kërkesave për skllavëri moderne në Britani vijnë nga shtetas shqiptarë, pas atyre britanikë (23%) dhe përpara vietnamezëve. Një ekspert shqiptar i krimit të organizuar tha për ‘Mail’ se rritja e këtyre rasteve lidhet me ndryshimet ligjore të vitit 2023, që e kategorizuan Shqipërinë si vend të sigurt për azilkërkuesit. “Avokatët po i këshillojnë klientët të përdorin ligjin e skllavërisë moderne si shpresën e fundit për të qëndruar në Britani”, tha ai.

Top Channel/ Zbardhet atentati me tritol, arrestohet një nga autorët e dyshuar, nis hetimi
12/11 12:38
Top Channel/ Korça po humbet popullsinë, bilanci më negativ në vend, 220 vdekje më shumë se lindje
12/11 12:29
Top News – ‘Keni ulur euron, mos rrisni edhe TVSH-në’. Turizmi kundërshton paketën fiskale
12/11 12:26
Top Channel/ Shqiptarët duan të mbajnë Tuzin, synojnë të ruajnë drejtimin e komunës në vendoret 2027
12/11 12:15
Top Channel/ Kurumit i hiqet leja mjedisore, ministria shfuqizon lejen për aktivitetin në Elbasan
12/11 12:15
Top Channel/ Esmeralda Hasani në krye të SHISH, Begaj dekreton drejtoreshën e re të inteligjencës
12/11 12:14
Top Channel/ Gjamë burrash për Nikën në Shkodër, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike
12/11 12:13
Top News – Ndërkombëtarët në Kushtetuese. Berisha: Shkelje e ligjit. Gjykata nuk është parlamenti
12/11 11:53
Top Channel/ Biznes narkotikësh pranë shkollave, momenti kur policia mësyn në banesën e të rinjve
12/11 11:45
Top Channel/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-deputetja paraqitet në SPAK
12/11 11:44
Top Channel/ “Shteti juaj është për ibret” Alushaj debat në komision me Braçen, nuk kam shtet privat
12/11 11:16
Top News – Çifti shqiptaro-grek me çanta hashashi. Kapen në flagrancë në Kostur, sekuestrohet droga
12/11 10:56
Top Channel/ Kallëzimi për gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, Sali Berisha paraqitet në SPAK
12/11 10:21
Top News – Një tjetër grua në krye të SHISH. Begaj dekreton ish këshilltaren e Kryeministrisë
12/11 10:08
Top News – Reshjet rrëzojnë gurët në rrugë. Bllokohet për disa minuta Rruga e Kombit, hiqen inertet
12/11 09:43
Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14