Detaje të reja kanë dalë në mediat italiane për zhdukjen e ish arbitrit Davide Pecorelli në Shqipëri. Mësohet se orët në vijim do të jenë vendimtare për zbardhjen e asaj çfarë ka ndodhur me Pecorellin, pas takimeve gjate ketyre diteve, mes policisë italiane dhe asaj shqiptare. Mesohet se prioritet do te jete përcaktimi I rezultatit te ADN-së së eshtrave të gjetura në makinën Skoda Fabia, të marrë me qira nga 45-vjeçari.