Tenistja 35-vjeçare Shuai Peng është zhdukur një javë pasi denoncoi për përdhunim ish-zv.kryeministrin kinez Zhang Gaoli. Gazeta franceze “Le Monde” raportoi 'zhdukjen' e tenistes, pas akuzave të rënda që fituesja e Roland Garros bëri ndaj një lideri të lartë të Partisë Komuniste Kineze. Heshtja totale e gruas mund të ketë lidhje dhe me instrumentet e forta të censurës që janë në dorën e qeverisë kineze, tregon gazeta franceze