Top News/ ‘Zhduket’ mali 700 mijë vjeçar / ‘Nën sulm’ nga turistët, bllokohet pamja ‘virale’
21/05/2024 12:15

Mali Fuji i Japonisë ekziston prej thuajse 700 mijë vjetësh, por një mëngjes të nxehtë maji, ai papritur, u zhduk. Të paktën nga njëra anë e një rruge që frekuentohet shumë nga turistët, pamja e simbolit 3776 metra të lartë të japonisë dhe bashkëjetesës së tij me një dyqan, nuk mund të shihej më pasi zyrtarët përfunduan ndërtimin e një barriere 2.5 metra të lartë për të penguar bërjen e fotove virale nga ky vend. Për vendasit, numri i madh i vizitorëve dhe refuzimi i tyre për t'iu bindur rregullave për hedhjen e mbeturinave dhe parkimin ishte bërë një shqetësim dhe rrezik trafiku. "Jam vërtet i lumtur që të huajt po vijnë në qytetin tonë," tha Kikue Katsumata, 73 vjeç. "Por kur bëhet fjalë për të bërë fotografi nga Laëson, rruga është pak e ngushtë dhe mund të jetë e rrezikshme kur njerëzit kalojnë në këmbë pa përfillur sinjalistikën". Marsi dhe prilli vendosën rekorde të të gjitha kohërave për sa i takon numrit të vizitorëve, të nxitur nga kërkesa e ndrydhur pas pandemisë dhe pasi rënia e jenit në nivelin më të ulët në 34 vite e bëri Japoninë një destinacion të leverdisshëm dhe të parezistueshëm. Ky ishte një lajm i mirë për ekonominë, me vizitorët që shpenzuan një rekord prej 1.75 trilionësh jen ose 11.2 miliardë dollarë, në tre muajt e parë të 2024. Vendimi drastik për të bllokuar pamjen e malit Fuji simbolizon tensionet në të gjithë vendin ndërsa Japonia bën llogaritë e pasojave të bumit të saj turistik. Metropoli perëndimor i Osakës dhe qyteti turistik i burimeve të nxehta Hakone, janë ndër vendet që po shqyrtojnë vendosjen e taksave të reja të turizmit për t'i bërë ballë fluksit të vizitorëve.

Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00