Hetimet për ish-zyrtaren Alda Klosi janë zgjatur me 3 muaj, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë. Avokati i Klosit, në një komunikim për mediat është shprehur se shtyerja me 3 muaj e hetimit nuk është e ligjshme pas përfundimit të afatit 6 mujor.