Top News – Zemërim në Londër / Kriza e karburantit vazhdon, situata kaotike
05/10/2021 11:12

Londra vazhdon të ndeshet me mungesa karburanti për disa ditë me radhë, për shkak se nuk ka shoferë kamioni që të bëjnë transportin. Pavarësisht se qeveria ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndajen e karburantit, situata në Londër është kaotike. Sipas ekspertëve duhen më shumë se 10 ditë kohë që situata të normalizohet. Në Londër, blerja e karburantit mes panikut për mungesa të tij, shkaktoi skena kaotike. Në dhjetëra pika karburantesh kishte radhë automjetesh që prisnin të furnizoheshin. “Kjo është e treta pikë karburanti që po qëndroj. Është thjesht e tmerrshme. Asgjë që mund të bësh, vetëm të presësh”, thotë Nik Sakutov, drejtues automjeti. Zinxhirët e furnizimit të Britanisë me mish, benzinë, deri te ilaçet dhe qumështi, janë vështirësuar nga mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të Brexit dhe pandemisë së koronavirusit. Megjithëse qeveria ka urdhëruar ushtrinë të ndihmojë në shpërndarjen e karburantit, situata në Londër mbetet kaotike. Shoqata e Shitësve me Pakicë të naftës thotë se 22% e pikave të karburantit në juglindje të Londrës ishin pa karburant. Sipas drejtorit të kësaj shoqate mund të duhet një javë deri në 10 ditë kohë për t’u kthyer në normalitet. Qeveria ka mohuar vazhdimisht se kriza e karburantit ka të bëjë me Brexit dhe e ka konsideruar mungesën e shoferëve të kamionëve për shpërndajen e karburantit si një problem global, megjithëse fqinjët e tjerë evropianë nuk e kanë këtë krizë.

Top Channel/ Kush janë iranianët që paguan 5 shqiptarë për vrasjen e biznesmenit izraelit
17/11 23:37
Suedia merr vendimin historik, e drejta për abort mbrohet me Kushtetutë
17/11 23:03
Top News- Hoteli Trump ‘largohet’ nga Beogradi/ Qeveria serbe ndërpret kontratën për ndërtimin
17/11 23:00
Top Channel/ Kim Jong Un shijon pushimet në resortin luksoz, vajza e tij shihet duke bërë ski
17/11 22:59
Top Channel/ Trump shfaqet me flokë më të errët dhe më të dendur në Filipine
17/11 22:54
Top Channel/ Sulmi kibernetik alarmon botën, 178 faqe të njohura në shënjestër të hakerave
17/11 22:51
Top News- ‘Operacion i paparë’, goditet Ura e Krimesë/ Ukraina lëshon ‘Flamingon’ dhe zgjon Putinin
17/11 22:30
Top News- 900 mld euro për pensione të parakohshme/ Le Pen premton rishikim të sistemit
17/11 21:20
Top Channel/ Serbia “lëshon” Radoiçiçin! Vuçiç nuk e mbron dot më, shpallet në kërkim
17/11 20:02
Top News – SHBA, bie rrjeti sekret i komunikimeve. Probleme edhe NSA pas kaosit në aeroporte
17/11 20:00
Top Channel/ “Black uot” global!?! Bie rrjeti i sigurisë kombëtare në SHBA
17/11 19:44
Top News- Iranianët nisin ‘gjuetinë’ ndaj izraelitëve. Çmontohet grupi kriminal, zbulohet plani
17/11 19:30
Top News – Britania ndëshkon kolonët izraelitë / Mbron zgjidhjen me dy shtete, vendos sanksione
17/11 16:30
Top News – Kim Jong un ‘shkon’ për ski / Në resortin dimëror ndërsa Trump do ta takojë…
17/11 16:27
Top Channel/ Robert Pattinson, James Bond i ri/ Aktori britanik përzgjidhet për rolin e agjentit 007
17/11 15:44
Top Channel/ Atentat në Greqi me lidhje iraniane. Pesë të arrestuar në RMV, nga Shkupi e Kumanova
17/11 15:22
Top News – Dimri vjen herët, Anglia nën dëborë / Lëshohet alarmi, ndërprerje në rrugë e hekurudha
17/11 15:13
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, mesazhe Kosovës e Serbisë: Përparim në dialog, ndryshe…
17/11 15:08
Top News – Priftërinjtë katolikë nuk martohen! Papa përjashton mundësinë gjatë kthimit në Vatikan
17/11 15:02
Top News – Irani, ‘bombë të pistë’ në Uashington / CNN: Inteligjenca amerikane zbulon planet
17/11 14:53