Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina dëshiron që SHBA-të të qëndrojnë të përfshira në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës me Rusinë pas takimit që pati me aleatët perëndimorë në Londër që u zhvillua pa Donald Trump. Udhëheqësi ukrainas zgjodhi të mos lobonte hapur për furnizimin me raketa amerikane Tomahaëk në takimin ku morën pjesë më shumë se 20 udhëheqës kryesisht evropianë, por në vend të kësaj theksoi nevojën që perëndimi të bashkëpunojë.